X X L Forum

Ky eshte forumi i Tiranes. Duke klikuar ne te nuk do te mbeteni kurre te zhgenjyer.
 
HomeHome  PortalPortal  CalendarCalendar  FAQFAQ  SearchSearch  MemberlistMemberlist  UsergroupsUsergroups  RegisterRegister  Log inLog in  

Share | 
 

 Hartimi i nje plani biznesi

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin


Posts : 25
Join date : 2009-09-06

PostSubject: Hartimi i nje plani biznesi   Sun Sep 06, 2009 4:20 pm

Hartimi i planit të biznesit është diçka personale për secilin biznes dhe nuk është kusht për të marrë lejen për ushtrimin e aktivitetit të përzgjedhur.

Shpresojmë që modeli i paraqitur më poshtë t’iu ndihmojë sadopak në zhvillimin e aktivitetit tuaj.


• Ç’është plani i biznesit?

Plani i biznesit është një përmbledhje e shkruar e aktivitetit të propozuar të sipërmarrësit, e detajeve operacionale dhe financiare të tij, e strategjive të tij të marketingut, e aftësive dhe e zotësive të menaxherëve të tij.


• Pse është i nevojshëm plani i biznesit?

1. Plani i biznesit është një nga faktorët kryesorë në tërheqjen e investimeve ose në menaxhimin e ndërmarrjes për t’iu dhënë financimin që do tu nevojitet për të realizuar ëndrrën tuaj.

2. Plani i biznesit përmirëson kontrollin menaxherial mbi ndërmarrjet dhe shmang gabimet që ju çojnë në falimentimin e biznesit.


• Plani i biznesit i siguron sipërmarrësit këto përfitime:

1. Vlerësim sistematik dhe realist të shanseve të sipërmarrjes për sukses në treg.

2. Mënyrë për të përcaktuar rreziqet kryesore që ballafaqohen në biznes.

3. Plan me rregulla për menaxhimin e suksesshëm të biznesit.

4. Instrument për te krahasuar rezultatet aktuale kundrejt objektivave të përcaktuara.

5. Instrument kryesor për te tërhequr para për investime.


Plan Biznesi
(Projekti i një ndërmarrjeje)

A) PREZANTIMI I IDESË
Emri i projektit(biznesi)__________________________________________________

Sektori_______________________________________________________________

Numri i identifikimit të personit tatimor (NIPT) ______________________________

Vendndodhja e aktiviteti _________________________________________________

Përshkruani në mënyrë të detajuar, sipërmarrjen tuaj.


* Pyetjet që mund t’iu ndihmojnë në këtë përshkrim:

1. Ç’farë lloj biznesi keni?

2. Cili është synimi i biznesit tuaj?

3. Cilët janë klientët më të mundshëm të cilët duan produktet apo shërbimet tuaja ?

4. Cili është produkti apo shërbimi juaj primar?

5. Cili është funksioni primar i produktit apo shërbimit tuaj?

6. Cilat janë tre përfitimet unike të produktit apo shërbimit tuaj?

7. Cili është konkurrenti juaj?

8. Cili është çmimi i produktit apo shërbimit tuaj kundrejt konkurrentit tuaj?

9. Si diferencohet produkti apo shërbimi juaj nga ato të konkurrentit tuaj?

10. A po bëni ndonjë ofertë speciale për shpërndarësit apo konsumatorët?

11. Vendosni sloganin tuaj i cili është mesazhi kryesor ose fraza që përshkruan biznesin
tuaj.

12. Cilat janë planet tuaja aktuale për reklamën dhe promocionin?

13. A keni informacione për produktin tuaj në formë broshurash, diagramesh, fotografish, botime të shtypit ose dokumente të tjera?

14. Si do të financoni rritjen e biznesit tuaj?

Back to top Go down
View user profile http://xxl-tirana.4umer.net
 
Hartimi i nje plani biznesi
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
X X L Forum :: Your first category :: Forumi i Tiranes :: Metodat per mbarevajtje te biznesit-
Jump to: