X X L Forum

Ky eshte forumi i Tiranes. Duke klikuar ne te nuk do te mbeteni kurre te zhgenjyer.
 
HomeHome  PortalPortal  CalendarCalendar  FAQFAQ  SearchSearch  MemberlistMemberlist  UsergroupsUsergroups  RegisterRegister  Log inLog in  

Share | 
 

 Kerkim per pune

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin


Posts : 25
Join date : 2009-09-06

PostSubject: Kerkim per pune   Sun Sep 06, 2009 3:01 pm



Në se mbetesh i papunë, mos harro të regjistrohesh në ditën e parë të papunësisë në entin e punësimit. Merr me vete të gjitha dëftesat e punës dhe të shkollës. Në se mungon ndonjë dëftesë, atë mund ta sjellësh më vonë. Mos harro të marrësh me vete pasaportën ose ndonjë çertifikatë tjetër zyrtare, ku të duket leja jote e qëndrimit.

Shërbimet kryesore të entit të punësimit janë: dhënia e punës, shkollimi i fuqisë punëtore, drejtimi për përzgjedhjen e profesionit, si dhe shërbimi i njohurive të shkollimit dhe profesionit. Këshilltari i punës bën intervistën e punës me ty, dhe diskuton mbi dëshirat e tua dhe mbi aftësitë e tua. Mund të tregosh se çfarë lloj pune ose shkollimi të intereson. Mund të bisedosh edhe për kërkimin e punës. Këshilltari i punës përgatit bashkë me ty planin e kërkimit të punës.

Gjatë kohës tënde të papunësisë ti ke mundësi të marrësh sigurime të ndryshme të papunësisë: paratë ditore, paratë bazë ditore ose asistencën nga tregu i punës. Nga enti i punësimit mund të merrni informacione edhe mbi vendet e lira të punës. Në se nuk gjen vende të lira pune nga tregjet e punës, prapseprap ti ke shumë mundësi. Mund të provosh praktikë pune, një periudhë punësimi, mund të provosh periudhë pune me asistencë të ndërlidhur, ose të punosh nëpërmjet mësimit të profesionit.

Informacione të mëtejshme mbi shërbimet e entit të punësimit ka në faqet internetore të Administratës së Punës.
Ku është enti më i afërt i punësimit?

Zgjidh nga faqet internetore të administratës së punës emrin e komunës tënde.
Back to top Go down
View user profile http://xxl-tirana.4umer.net
 
Kerkim per pune
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Chennai Super Kings vs Pune Warriors Highlights 15 April 2013
» Main na Bhoolungi based on a real life story about love and betrayal!
» IPL 2013: Match Schedule

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
X X L Forum :: Your first category :: Forumi i Tiranes-
Jump to: