Admin Admin
Posts: 25 Join date: 2009-09-06
 | Subject: Sipermarrje private Sun Sep 06, 2009 2:53 pm | |
| Shkurtimisht fazat e themelimit të nje sipërmarrjeje private:
1. Një ide e mirë për biznes 2. Planifikimi paraprak i veprimtarisë së sipërmarrjes 3. Organizimi i financimit 4. Zgjedhja e formës dhe emrit të sipërmarrjes 5. Spjegimin për sigurimin e lejes për veprimitarinë e sipërmarrjes 6. Njoftimi në regjistrin e tregut dhe në zyrën e tatimeve 7. Sigurimet e rregulluara me ligj 8. Organizimi i kontabilitetit
Kur dëshiron të hapësh një shoqëri tregtare, mendo mirë në se ideja e biznesit është e mirë apo jo. Mendo gjithashtu, në se ke dituri dhe përvojë të mjaftueshme profesionale, si dhe mënyrën e organizimit financiar. Qendra për biznese të reja ofron ndihmë dhe këshilla me anë të këshilltarëve profesionistë, duke filluar qysh nga fillimi i përpunimit të idesë për biznes.
Pas kësaj bëhet përgatitja themelore e planit për veprimtarinë e biznesit, që ka për qëllim të bëjë sqarimin e fitimit dhe suksesit të mundshëm të veprimtarisë së filluar sipërmarrëse. Kjo është në dobi si të vetë sipërmarrësit ashtu edhe të ekspertit i cili ndihmon në vlerësimin e veprimtarisë. Kur kërkoni për ndihmë financiare duhet të keni planifikim të mirë të veprimtarisë së biznesit.
Çështje të tjera që duhet t`i keni parasysh kur të krijoni sipërmarrje janë, për shembull: forma e sipërmarrjes, emri dhe fusha e sipërmarrjes, regjistrimet dhe pagesat zyrtare, organizimi i kontabilitetit si dhe në shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar pagesa e aksioneve të kapitalit.
Në zgjedhjen e formës së sipërmarrjes ndër të tjera ndikojnë numri i ortakëve, nevoja e kapitalit, ndarja e përgjegjsisë dhe e marrjes së vendimeve, financimi dhe tatimi. Format e ndryshme të sipërmarrjes në Finlandë janë: titull biznesi, shoqëri tregtare e hapur, shoqëri tregtare komandite, shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri tregtare kolektive. Në se dëshironi të themeloni një sipërmarrje më të madhe se emri i shoqërisë tregtare atëhere ja vlen të kontaktoni këshilltarin për biznes. |
|